Site icon PORTALB

Ivanov deri të enjten në mbrëmje duhet të tërheq vendimin

Presidenti Ivanov në takim me Ambasadorët

Presidenti Gjorgje Ivanov ka marrë një porosi serioze nga ambasadorët e huaj që deri të enjten në mbrëmje të tërheq vendimin e tij në tërësi, me qëllim që të ndalojnë edhe protestat të cilat tani më një javë po realizohen nga një numër i madh i qytetarëve, të cilët kundërshtojnë këtë vendim, transmeton Svedok.

Ky mesazh, transmeton burimi diplomatik për Svedok, qartë dhe në mënyrë konkrete i është transmetuar presidentit, pas takimit në të cilin morën pjesë Ambasadori i BE-së, Aivo Orav dhe Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.

Ndërkaq në takimin që u realizua sot mes dy palëve të lartpërmendura, u bisedua për krizën politike në Maqedoni me ç’rast presidenti njoftoi ambasadorët për motivet dhe qëllimin që do të arrijë me vendimin për falje.

Ambasadorët po ashtu treguan pozicionet dhe brengosjet e vendeve që ata i përfaqësojnë lidhur me vendimin dhe krizën politike. Gjithashtu në takim u bisedua edhe për krizën e refugjatëve si dhe sfidat që dalin prej saj.

 

 

 

Exit mobile version