Site icon PORTALB

Krasniqi: Nisma e gatshme të dialogojë, por vetëm për datën e zgjedhjeve

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se NISMA është e gatshme të dialogojë, por vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Krasniqit, pjesëmarrja në këtë dialog me Qeverinë do të bëhej që të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme.

“Pjesëmarrja në ato bisedime është që së bashku të caktojmë momentin më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme’, ka thënë Krasniqi për televizionin publik.

Krasniqi ka mohuar të ketë koalicion parazgjedhor me partitë në pushtet përveç partive opozitare.

Exit mobile version