Site icon PORTALB

Edhe Kumanova protestoi: “Ik Grujo” (FOTO/VIDEO)

Edhe Kumanova tashmë dy ditë radhazi është solidarizuar me protestat masive në qytetin e Shkupit, kundër pushtetit aktual, kundër vendimit të Gjorge Ivanovit për abolimin e personave të inkriminuar dhe zgjedhjeve më 5 qershor, raporton Portalb.

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës Themelore të Kumanovë për ta shprehur revoltën kundër regjimit. “Kurrë më kësi pushteti”, “Vdekje fashizmi, liri populli”, “S’ka drejtësi, s’ka qetësi”, … kanë qenë parrullat që kanë dominuar te masa e protestuesve.

Protestës i ka prirë vet kryetari i qytetit Zoran Damjanovski.

Nga Gjykata Themelore protestusit kanë marshuar rrugëve kryesore të qytetit, të shoqëruar nën brohoritjet “vjedhës”, “grujo ikë”, …

Marshi protestues ka përfunduar aty edhe ku ka nisur, dhe në ambient të qetë janë shpërndarë gjithë protestuesit./Portalb

Protesta në Kumanovë (19.04.2016)

Exit mobile version