Site icon PORTALB

Ja si duken fontana e sheshit “Maqedonia”, pas aksioneve guerile (FOTO)

Ja si duken fontana e sheshit “Maqedonia”, pas aksioneve guerile (FOTO)

Uji i fontanës në sheshin “Maqedonia” – “Luftëtari në kalë”, sot nga një aksion gueril i disa aktivistëve që janë pjesë e protestave kundër vendimit të Ivanovit për falje, është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe.

Aktivistët në rrjetet sociale kanë publikuar fotografi nga fontana në të cilat shihet se është ngjyrosur me të kuqe.

Sipas aktivistëve, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e viktimave të regjimit.

 

Gjithashtu, Portalb ka siguruar foto në të cilën, shihet se në fontanë është gjuajtur detergjent për të bërë shkumë, ndërkaq njërit nga luanët e fontanës ia kanë ngjyrosur sytë me ngjyrë të kuqe.

Exit mobile version