Site icon PORTALB

Hëna ime

Ti je hëna e netëve të mia,
pesha e shikimit xixëllues,
shkëlqimi i vesës mëngjesore,
lulja e kopshtit të parajsës.
Ma fal ëndrrën tende të bardhë,
horizontin e dashurisë plot yje kokëlarta,
jetën që fle në prehrin e paqes, prehjes
m’i fal…
tingujt mrekullibërës stinët që e ngarendin
njëra tjetrën për ta arritur çastin më të bukur…
ta kam borxh buzëqeshjen e pafund
fluturimin mbi qiellin e heshtur
zhurmën e frymëmarrjeve tona,
kur shpirtrat i zë gjumi të qetësuar, të lodhur
mallin që kam për ty,
afshin që ma ka kapluar qenien time
m’i shuaj,
me fjalët tua të ëmbla, lozarake
sysmerladja ime,
unë lodhem nga çdo gjë,
vetëm të të dua nuk lodhem kurrë!

Autor: Suad Bajrami

Exit mobile version