Site icon PORTALB

Ndryshohet vaksina e poliomelitit, konsiderohet moment historik

Vaksinë

Vaksinë

Më shumë se 150 vende të botës, kanë filluar me praktikimin e një tjetër vaksine kundër sëmundjes së poliomelitit.

Sipas ekspertëve shëndetësorë duke u bazuar në efektin e kësaj vaksine, dicka e tillë konsiderohet një arritje e rëndësishme ndaj zhdukjes së poliomielitit, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Vaksina e re do të mbrojë kundër dy variacioneve të mbetura të virusit – tipit 1 dhe 3 – dhe më nuk do të përfshijë tipin 2 të virusit të poliomelitit, i cili ishte zhdukur në vitin 1999.

Vetëm 74 raste të sëmundjes paralizuese janë paraqitur në vitin 2015 ndërsa qysh nga ky vit e deri më tani ekspertët shëndetësor raportojnë se ka pasur vetëm 10 raste.

Bëhet e ditur që të gjitha rastet e paraqitura kanë qenë në Afganistan dhe Pakistan, ndërkaq kjo vaksinë do të jipet përmes pikave në gojë që punonjësit shëndetësor të mos kenë nevojë të kryejnë trajtime të reja.

Ndryshimi i kësaj vaksine ka arritur një përdorim të suksesshëm për të luftuar poliometin, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version