Site icon PORTALB

Shkup, edhe një protestë e qetë por masive kundër regjimit (VIDEO/FOTO)

Protesta 18/04

21:30- Gazetari i Portalb informon se janë shpërndarë qetë protestuesit nga Qeveria.

20: 30- “Protestoj”, “Bashkë më të fortë”, janë brohoritje që dëgjohen nga protestues shqiptarë, para Qeverisë së Maqedonisë. “Kemi dalur për ‘Monstrën’, ‘Sopotin’ dhe gjithë rastet tjera të montuara kundër shqiptarëve” thotë një protestues, raporton Portalb.

20:10- Gazetari i Portalb nga terreni informon se protestuesit kanë gjuajtur me vezë dhe ngjyra drejt objektit të Ministrisë së Kulturës. Policia ka arritur që shpejt të mobilizohet dhe të vendos kordon para objektit të ministrisë, raporton Portalb.

Në shënjestrën e protestuesve janë objektet e “Shkupi 2014”.

19:40- Nga sheshi “Maqedonia” protestuesit drejtohen kah Qeveria.

19:35- Në fontanën e sheshit “Maqedonia” protestuesit kanë hedhur detergjente të ndryshme për të shkumosur fontanën, duke aluduar pastrimin e pushtetit nga krimi, njofton Portalb.

19:20- Një grup i protestuesve janë ndarë nga masa dhe janë nisur drejt të a.q. “Porta Maqedonia” dhe të njëjtën e kanë gjuajtur me ngjyrë, raporton Portalb.

19:00- Në mesin e protestuesve kuadri i Portalb ka kapur edhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Besa dhe partisë Uniteti. Në foton e mëposhtme shihet kryetari i Lëvizjes Besa- dega Kumanovë Driton Sulejmani dhe deputeti i Zylfi Adili nga partia UNITETI.

18:59 – Portalb ju sjell foto ekskluzive nga Kuvendi i Maqedonisë.

18:55- Gjithë masa e protestuesve për momentin gjenden para Kuvendit.

Protesta- 18/04

18:40-  Gazetari i Portalb nga terreni njofton se protestuesit nga PSP janë nisur drejt Kuvendit.

18: 15- Po vazhdon edhe sot protesta nëpër rrugët e Shkupit ashtu siç kishin paralajmëruaj nga organizata qytetare “Protestoj”, raporton Portalb.

Para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike tani kanë nisur të mblidhen mijëra qytetarë. Me fishkëllima dhe thirrje anti regjimit masës i është bashkëngjitur edhe Plenumi Studentor.

“Shteti i regjimit”, “Shtet policor”, … “Liri për Maqedoninë”, … janë brohoritjet më të shpeshta që dëgjohen nga protestuesit./Portalb

Exit mobile version