Site icon PORTALB

Kërkohet apelimi i vendimit për Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviç

Gjyqtarët mbrojtës të Oliver Ivanoviqit, që në janar të këtij viti u dënua me nëntë vjet burgim për krime ndaj shqiptarëve në Mitrovicë, ka kërkuar të hënën nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të apelohet vendimi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Presim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë që sa më shpejt që të jetë e mundur ta rishikojë këtë vendimi të turpshëm”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes Qytetare SDP, lider i së cilës është Ivanoviq.

Ivanoviq është dënuar me nëntë vjet burgim për krimet e kryera në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1999.

Siç thuhet në aktgjykimin e tij, më pas ai ka qenë pjesë e organizimit të aksionit të pastrimit në Mitrovicën Jugore, që synonte dëbimin e shqiptarëve.

Exit mobile version