Site icon PORTALB

Naumov: Qeveria i shfuqizon vetëm vendimet e ministrave të LSDM-së

Kire Naumov

Kire Naumov

“Qeveria Kalimtare për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme, në seancë të mbajtur më 14.04.2016, përsëri i ka shfuqizuar të gjitha vendimit e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e LSDM-së, të cilat kanë qenë pa pajtueshmërinë e zëvendësministrave plotësues”, tha zëvendësministri i Financave nga radhët e LSDM-së, Kire Naumov, njofton Portalb.

Naumovi bën të ditur se edhe disa vendime të ministrave të VMOR-DPMNE-së janë ndërmarrë pa pajtueshmërinë e zëvendësministrave plotësues të LSDM-së, megjithatë të njëjtat nuk janë shfuqizuar . /Portalb

Exit mobile version