Site icon PORTALB

Vetëvrasje në Kumanovë

Sot në mëngjes në orën 08:20, qytetarët në policinë e Kumanovës kanë denoncuar se në kalldërmën e një ndërtese, në rrugën “Dimitrije Tucoviq” në Kumanovë është gjetur trup i pajetë i një burri të rritur.

Policia ka kryer ekspertizë dhe konfirmoi se bëhet fjalë për vetëvrasje të një kumanovari 62­vjeçar me iniciale L.M.

Exit mobile version