Site icon PORTALB

Rinia në Europën Juglindore, dinamike por pa perspektivë

Studentët

Përmes një fushate të titulluar “Të rinj dinamikë, por pa mundësi”, organizata humanitare katolike “Renovabis” po përpiqet të tërheqë vëmendjen te mungesa e perspektivës për rininë në Europën Lindore e Juglindore, transmeton Top Channel.

Ipeshkvi françeskan nga Sarajeva, Pero Sudar skicoi një pamje të zymtë shoqërore të shumicës së vendeve të rajonit, thonë mediet gjermane. Në hapjen e aksionit të “Renovabis”, me rastin e festës fetare të Rrëshajës së Madhe në Ipeshkvinë e Speyerit, Sudar përmendi shembuj konkretë nga vendi i tij.

Mungesa e perspektivës ka një efekt kaq të fortë zhgënjyes e rëndues te të rinjtë në Bosnje-Hercegovinë, saqë 70% e tyre duan të largohen nga vendi. Shifra të tilla janë bërë të njohura nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Për shkak të papunësisë së lartë, shumë të rinj nga Juglindja e Europës nuk shohin ndonjë perspektivë në vendin e tyre. Papunësia mes të rinjve në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë, kap shifrat e 45-60%. Varfëria, mungesa e stabilitetit politik, korrupsioni dhe nepotizmi përmenden si shkaqe të tjera për pesimizmin e kudogjendur.

Duke analizuar situatën në tërësinë e saj, ipeshkvi theksoi faktin që të rinjtë në Juglindje të Europës e kanë humbur në masë të madhe besimin tek institucionet demokratike, e mbase edhe te demokracia vet.

Exit mobile version