Site icon PORTALB

Përfundon protesta. Protestuesit shpërndahen qetë (FOTO+VIDEO)

Protesta Shkup 16.04.16

21:50- Gazetari jonë nga terreni njofton se protesta ka përfunduar. Protestuesit qetë janë larguar nga selia e VMRO-DPMNE-së.

21:00 – “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “vjedhës”, janë brohoritjet e studentëve para selisë së VMRO-DPMNE-së. Policia është vendosur në udhë kryq dhe nuk le që protestuesit t’i afrohen selisë.

20:50- Plenumi Studentor ndahet nga turma e protestuesve para Qeverisë dhe nisen drejt selisë së VMRO-DPMNE-së, raporton Portalb.

20:40- Mijëra protestues ende qëndrojnë para objektit të Qeverisë. Në mesin e protestuesve janë edhe anëtarë të kryesisë së LSDM-së dhe liderin e tyre Zoran Zaev.

Gazetari i Portalb njofton se në mesin e protestuesve janë zbuluar persona që po incizojnë me kamerë. Të njëjtit janë sulmuar verbalisht nga disa protestues se po bëjnë spiunazh duke u munduar t’i njollosin protestuesit. Këta persona dyshohen të jenë nga mediat pro-qeveritare, ose sic thonë disa protestues njerëz të shërbimit që kanë dalur për t’i identifikuar sulmuesit e policisë nga protestat e mëparshme.

20.15 – Numri i protestuesve rritet, raportojnë gazetarët e Portalbit nga terreni. Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev gjendet mes tyre. Ai përsëriti qëndrimin se vendimi i Ivanovit është i dëmshëm dhe turpshëm dhe se protestat nuk do të ndalen e as zgjedhje nuk do të ketë në Maqedoni më 5 qershor.

Zaev te turma

20.00 – Protestuesit janë te Qeveria e Maqedonisë, situata është e qetë.

Protesta Shkup 16.04.16
Protesta Shkup 16.04.16

19.55- Protestuesit janë duke arritur te Qeveria e Maqedonisë.
19.40- Një person i panjohur ka sulmuar një aktiviste e cila ka gjuajtur me ngjyrë Portën triumfale. Një rrëmujë e vogël u krijua mes protestuesve, ata e larguan personin që sulmoi aktivisten e Komitetit të Helsinkit.

Protesta Shkup 16.04.16
Protesta Shkup 16.04.16

19.30 – Mijëra protestues e kalojnë Portën Triumfale dhe nisen për te Qeveria e Maqedonisë. Ata ngjyrosin Portën me ngjyra-ngjyra në shenjë revolti.

Protesta Shkup 16.04.16



19.20– “Nuk ka paqe nuk ka drejtësi” dhe “Dorëheqje” me këto moto protestuesit në Shkup janë duke protestuar para Kuvendit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u bashkëngjitet protestuesve.

Zaev te turma
Protesta Shkup 16.04.16

19-00 – Protestuesit arritën te Kuvendi i Maqedonisë.

18.50- Turma e protestuesve nisen për te Kuvendi i Maqedonisë. Policia nuk ka bërë kordon te porta triumfale por vetëm para Parlamentit. Protesta bëhet më masive pasi që kalimtarë i bashkëngjiten.

18.45 – Gazetari i Portalbit raporton nuk shihen kontra-protestues te vendi ku ata zakonisht mblidhen te Kuvendi.


18.35 – Në ndërkohë Parlamenti i Maqedonisë mbetet i blinduar nga policia.

18.30 – Numri i protestuesve rritet. Situata është e qetë. Ata bërtasin emrin e Fatime Fetait, prokurores publike. Ndahen fletushka për tu mbrojtur nga dhuna policore.

18.00 – Qindra protestues janë mbledhur para Prokurorisë Speciale dhe bërtasin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”.

17.30 – Në prag të nisjes së protestave sonte në Shkup kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e 56 funksionarëve, vërehen forca policore para Parlamentit, Qeverisë, Zyrës popullore të Ivanovit dhe në rrugë.
Protestuesit mblidhen te Prokuroria Speciale për ti dhënë mbështetje punës së saj.
Qëndroni me Portalb, gazetarët tonë nga terreni do tju sjellin informatat minutë pas minute për atë që do të ndodh sonte në Shkup.

Exit mobile version