Site icon PORTALB

Tifozët shqiptar të Interit arrinë në Milano

Shoqata 'Inter Club Albania'

Shoqata 'Inter Club Albania'

Kjo fundjavë do të jetë mjaft speciale për një grup tifozësh shqiptar të Interit, të cilët kanë arritur në Milano për të parë ndeshjen Inter – Milan.

Shoqata e njohur shqiptare, ‘Inter Club Albania’ ka organizuar këtë udhëtim, i cili nuk është i pari për ta.

Mirëpo, ky udhëtim do të jetë më special për ta, sepse ata do të ndjekin nga afër derbin lokal ndaj Milanit.

Organizuesi i kësaj ngjarje, Junxhin Rama ka konfirmuar se afër 60 tifozë kanë udhëtuar drejt Milanos.

Exit mobile version