Site icon PORTALB

Shkup, grabitje e rëndë në një banesë në “Teodosij Gologanov”

Hajduti ka hequr rrjetin e metaltë nga dritarja dhe e ka kryer vjedhjen.

Ilustrim

Stoli ari, stoli “Svarovski” dhe rreth 600 euro janë grabitur dje në një banesë në Shkup, në rrugën “Teodosij Gologanov”, në pronësi të L.B. (61).

Siç njoftoi MPB-ja, grabitja është bërë nga persona të panjohur që me përdorimin e një mjeti special kanë hyrë me forcë në banesë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë një pasuri kundërligjore prej rreth 150.000 denarësh. Janë marrë masa për pastrimin e plotë të rastit.

Exit mobile version