Site icon PORTALB

Maqedonia dhe Shqipëria me më të dobëtit

Maqedonia e Shqipëria nuk do të luajnë mes vete

Maqedonia e Shqipëria nuk do të luajnë mes vete

Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka shpallur detajet dhe datat e lidhura me shortin e kualifikimeve për kampionatin evropian 2016, ku nikoqir do të jetë Franca. Maqedonia së bashku me reprezentacionet më dobët të ranguara nga kontinenti evropian, për herë të parë do të ketë gjasa më serioze për tu plasuar në KE, duke pas parasysh që përveç nikoqirit Francës, drejtpërdrejt në Francë do të plasohen nëntë reprezentacionet nga grupet kualifikuese, të gjitha ato që janë të dyta, dhe plus një më e mira nga seleksionet e vendeve të treta nga të gjitha grupet. 

Të gjitha ekipet e tjera të mbetura nga pozita e tretë do të luajnë ndërmjet veti për katër vendet e mbetura, duke arritur kështu 24 shtete që do marrin pjesë në këtë eveniment. Ndryshe, Maqedonia në shortin që do të mbahet në Nica më 23 shkurt do të futet në vazon e pestë, që do të thotë, që sigurt në kualifikimet nuk do të luaj me Islandën, Irlandën e veriut, Qipro, Shqipërinë, Lituaninë, Moldavinë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjia, të cilët poashtu do jenë në një vazo. 

Më poshtë paraqesim të gjitha vazot kualifikuese për shortin: Vazoja 1: Spanja, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia, Holanda, Italia, Bosnja. Vazoja 2: Kroacia, Belgjika, Ukraina, Suedia, Danimarka, Zvicra, Republika Çeke, Hungaria, Irlanda. Vazoja 3: Turqia, Sllovenia, Izraeli, Serbia, Norvegjia, Sllovakia, Rumania, Austria, Mali i Zi. Vazoja 4: Armenia, Polonia, Skocia, Finlanda, Letonia, Bullgaria, Estonia, Bjellorusia, Uels. Vazoja 5: Islanda, Irlanda, Qipro, Shqipëria, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Azerbajxhani, Gjeorgjia. Vazoja 6: Luksemburg, Kazakistan, Lihteshtajn, Ishujt Fare, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltar.

Exit mobile version