Site icon PORTALB

Zyrtare: Zgjedhje më 5 qershor, Veljanovski nënshkruan

Trajko Veljanovski

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor.

“Bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpërbërë Parlamentin, sot nënshkruajta dekretin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 5 qershor 2016. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e kam dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë si organ për zbatimin e zgjedhjeve, te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme “, thuhet në deklaratën e dërguar mediave.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, tashmë ka paralajmëruar bojkotin e këtyre zgjedhjeve, pa reforma siç thotë ai.

Exit mobile version