Site icon PORTALB

Shpërndahen kontra-protestuesit (FOTO+VIDEO)

Kundër-protestuesit

21:25 – Kontra-protestuesit që ishin tubuar para selisë së LSDM-së kanë filluar të shpërndahen, raporton Portalb.mk

Kjo kontra-protestë u thirr nga Lëvizja Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë të cilët kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin  e presidentit Ivanov, për të falur liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski.

Në këtë protestë nuk është shënuar ndonjë incident./ Portalb.mk

________________________________________

Përkundër protestuesve që po protestojnë kundër vendimit të Ivanovit para Kuvendit të Maqedonisë, 500 metra largë janë tubuar edhe kontra- protestues të cilët mbështesin presidentin Ivanov, raporton Portalb.

Në mesin e dy trupave protestuese po qëndron njësiti special. Për momentin gjendja është e qetë. Trupat policore po e mbajnë situatën nën kontroll./Portalb

 

 

Exit mobile version