Site icon PORTALB

Ambasadorët evropian në konferencën e Janevës

Në konferencën e sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale, e cila hapi rast të ri me emrin “Transportues”, është vërejtur numri i madh i ambasadorëve të vendeve evropiane.

Prania e tyre, dëshmon dhe konfirmon thirrjet e faktorit ndërkombëtarë për mbështetjen e Prokurorisë Speciale që ta kryej detyrën në bazë të kompetencave të saj.

Në konferencën e sotme kanë qenë ambasadori i Britanisë së madhe, Çarl Garet, ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Alt’hauzer, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Valter Plomp, Italisë, Massimo Belelli Suedisë, Çekisë, përfaqësues nga ambasada e Amerikës Francës.

Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Më 12 prill, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga BE-ja të ciëët kanë shprehur gatishmëri për përkrahje të Prokurorisë Speciale dhe kërkojnë që “të vazhdojë t’i hetojë problemet serioze të cilët kanë qenë të fshehura vitin e kaluar”.

Exit mobile version