Site icon PORTALB

Nga e diela, kufiri Kosovë-Maqedoni do të kalohet vetëm me letërnjoftime

Kufiri Kosovë-Maqedoni

Kufiri Kosovë-Maqedoni, foto arkiv

Të dielën, më 17 prill 2016, do të mbahet ceremonia e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes një komunikate për media, bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike.

Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi.

Exit mobile version