Site icon PORTALB

Po pastrohet hapësira e zyrës popullore të Ivanovit (FOTO)

Dhjetëra punëtorë sot po e pastrojnë hapësirën e zyrës popullore të presidentit Gjorge Ivanov në Shkup, pasi mbrëmë u demolua nga protestuesit e pakënaqur nga vendimi i Ivanovit për faljen e gjithë politikanëve që janë nën hetim, njofton Portalb.

Ekipet po i mbledhin copat e xhamave nga trotuaret dhe e pastrojnë edhe brendësinë e zyrës.

Gjithashtu, po pastrohet edhe hapësira në Ministrinë e Drejtësisë, të cilës dje ia thyen xhamat protestuesit.

Në protestën e djeshme u arrestuan 12 persona, ndërkaq u lënduan 1 gazetar dhe 1 fotoreporter.

SPG ka paralajmëruar padi penale sepse, siç thonë ata, Njësiti Speciale për Intervenim të Shpejtë (EBR) ka përdorur dhunë ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (fotoreporterë dhe kameramanë)

Në lidhje me arrestimet, ka reaguar Plenumi Studentor. Ata kanë bërë thirrje që të lirohen menjëherë, si[ thonë ata, kolegët e tyre.

Për identitetin e të arrestuarve ende nuk ka info nga MPB.

LEXO: Ekskluzive: Ja momenti kur protesuesit hyjnë në objektin e presidencës (VIDEO+FOTO)

LEXO: SPGM paralajmëron padi penale për Njësitin Special “EBR” për dhunë ndaj gazetarëve

Exit mobile version