Site icon PORTALB

Seferi mundi Hereliusin

Seferi mundi Hereliusin

Ish kampioni i botës, Steve Herelius u mposht nga Nuri Seferi në meçin e zhvilluar sonte në “Messehalle Schnellsen” – Hamburg, në kategorinë “Cruiser”.

Seferi, i cili njihet si Tysoni shqiptarë, e ka fituar këtë duel në raundin e shtatë, pasi boksieri francez u diskualifikua nga gjyqtari, Holger Wiemann për shkak të lëndimit në arkadë.

Seferi, i cili i është rikthyer ringut pas 13 muajve pauzë, ka qenë shumë më i mirë se francezi, të cilit ia ka dhënë disa goditje të forta.

Seferi deri më tani ka realizuar 34 fitore dhe 6 humbje. Ky triumf i hap mundësinë boksierit shqiptarë që në vitin 2014 sërish të sfidojë ndonjë titull.

Kurse, Herelius në 26 lufta ka dalë 21 herë fitimtarë nga ringu duke mposhtur shumë emra të njohur, ndër ata edhe kampionin e botës Firat Arslan. /express

Exit mobile version