Site icon PORTALB

Volkswagen ua heq bonuset menaxherëve

Volkswagen ua heq bonuset menaxherëve

Kompania gjermane Volkswagen (VW) deklaroi të mërkurën se do t’ua heqë bonuset menaxherëve drejtues të kompanisë pas skandalit në lidhje me manipulimet me testimin e gazrave nga motorët e makinave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e VW-së theksohet se menaxherët janë pajtuar se kompania duhet të dërgojë paralajmërim në lidhje me pagat e Bordit drejtues në përputhje me gjendjen aktuale.

Kompania ka shtuar se ata janë duke shqyrtuar mundësi të ndryshme, por që rezultatet e këtij vendimi do të jenë reduktime të ndjeshme të pagave variabile.

Exit mobile version