Site icon PORTALB

Arbër Zaimit të Vetëvendosjes i refuzohet ankesa

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Komisioni i Ankesave për të Huajt ka marrë vendim që të lërë në fuqi vendimin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, sipas së cilit Arbër Zaimit i është dhënë Urdhër për Largim Vullnetar, dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për dy muaj

“Dëbimet dhe arrestimet nuk do të na ndalin në synimin tonë për ta bërë Kosovën republikë sovrane e demokratike. Qeverisja e Kosovës çdo vit po vendoset në Raportet e Freedom House si vend gati autoritar, dhe në reagimet e Amnesty International si qeverisje që promovon dhunën në vend të të drejtave. Asnjë regjim autoritar nuk do ta ketë të gjatë me tiraninë e vet mbi popullin tonë!” bën të ditur kjo lëvizje, transmeton Klan Kosova

Exit mobile version