Site icon PORTALB

Nishani: Gjelbërimi në Tiranë po i lë vend betonizimit

Bujar Nishani

Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nisur takimin me protestuesit e Shoqërisë Civile. Bëhet e ditur se takimi i Nishanit me protestuesit po zhvillohet tek Parku i Liqenit.

Në këtë takim, presidenti është shprehur se “është vandalizëm të prishësh parkun e vetëm”. “Gjelbërimi në Tiranë po i lë vend betonizimit”, tha më tej kreu i shtetit.

Ai u ka kërkuar aktivistëve që të mos tërhiqen përpara asnjë lloj presioni. Nishani e ka quajtur një lëvizje emancipuese atë për parkun, ku ka kërkuar zbatimin e ligjeve.

“Jam për tu solidarizuar me këtë lëvizje qytetare, të këtyre djemve dhe vajzave të shkolluara dhe mendje hapur. T’u prishësh fëmijëve dhe qytetarëve të Tiranës pronën e vetme të çlodhjes është vandalizëm me të cilën nuk pajtohen askush”, tha Nishani.

Exit mobile version