Raportim joetik

veles

[Recension: Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles]

Përkundër rekomandimeve për raportim еtik që sugjerojnë se duhet të vlerësohet mirë sa e duhet fare të raportohet për ndonjë vetëvrasje, veçanërisht nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë person publik, praktika te ne e dëshmon të kundërtën: sa më shpejtë që është e mundur publikohen informata të tilla edhe atë në mënyrë krejtësisht të gabuar.

I tillë është shembulli me këtë publikim, të shkruar në mënyrë senzacionaliste, i cili që në fillim njofton se “Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles”. Mirëpo, në tekst nuk konfirmohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

samoubistvo a1Linku deri te artikulli origjinal: Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles

Data dhe koha e publikimit: 09.04.2016, 15:19

Data e recensionit: 12.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

SENZACIONALIZËM

Doracakun për etikë në gazetari ka një kapitull të tërë Udhëzime për raportimin për vetëvrasjet, për shkak se është vlerësuar se bëhet fjalë për një temë shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme, e cila duhet të rregullohet që të respektohen parimet e profesionalizmit dhe të etikës në gazetari. Duke iu referuar përvojave botërore, Doracaku thekson se:

Në botë është miratuar praktika që për vetëvrasjet përgjithësisht, veçanërisht për personat anonimë, pothaujse fare të mos raportohet. Nëse kjo bëhet, tema trajtohet me kujdes të veçantë dhe diskrecion, media nuk guxon ta zbulojë identitetin e plotë, e aq më pak fotografi të viktimës.

Теksti, i cili përndryshe i referohet agjencisë shtetërore infomative (mirëpo, nuk është vënë linku), është kundërthënës me titullin. Në titull thuhet se burri ësht hedhur nga ndërtesa, ndërsa në paragrafin e fundit thuhet se, këtë, megjithatë, do ta konstatojë policia:

“Zëdhënësja e SPB-së në Velse, Anita Stojkovska, deklaroi se ekipi i policisë së Velesit ka dalë në vendin e ngjarjes për të konfirmuar se personi a ka kërcyer vetë apo ndoshta është hedhur me dhunë, gjegjësisht si ka ndodhur kjo fatkeqësi.”

Si duhet të duket një tekst gazetaresk nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, përgjigje ka dhënë eksperti për të drejtat e njeriut, mr. Zharko Trajanovski, në analizat Si (nuk) duhet të raportohte për vetëvrasjet:

“Përmbahuni nga senzacionalizmi! Mirëpo, në vend që të mbështeten kreysisht në burimet dhe statistika policore, obligim etik i gazetarëve/eve është të raportojnë për vetëvrasjen si problem shëndetësor, duke i vënë në pikëpyetje të dhënat zyrtare të MPB-së.

Në ato raste kur ndonjë vetëvrasje hap ndonjë çështje me interes pubik, raportuesit nuk duhet të mbështeten në burimet “tradicionale” (MPB-ja, anëtarët e familjes që janë në shok, çarshia…), por në burime relevante që kanë njohuri për këtë problematikë shëndetësore. Për shembull, në raportimet për vetëvrasjet, në përgjithësi, shumë rrallë, si burim shfrytëzohen ekspertët shëndetësorë për mjekësi ligjore ose të dhëna nga institucionet zyrtare shëndetësore për këtë problematikë, siç janë për shembull, Klinika për psikiatri, Instituti për mjekësi ligjore, Insituti i shëndetit publik, etj.”

Tekstet për “vetëvrasjet” gjithsesi se tërheqin vëmendje dhe janë të lexuara, mirëpo kjo nuk do të thotë se me çdo kusht ato duhet të publikohen. Gara pas klikimeve nuk duhet të jetë më e rëndësishme se respektimi i standardeve etike dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button