Site icon PORTALB

Mbaroi protesta e kundër-protestuesve përpara LSDM-së (FOTO)

Një grup kundër-protestuesish, përafërsisht 150-200 persona, mbrĕmë janë mbledhur përpara selisë së LSDM-së dhe kanë protestuar kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetim, njofton Portalb.

Sipas kundër-protestuesve, vendimi është i papranueshëm sepse do të falen edhe të akuzuarit e rasteve “Puç“ dhe “Mitmarrje” në të cilat është i akuzuar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Protesta ka kaluar e qetë, ndërkaq rreth orë 00:30, kundër-protestuesit janë larguar pa ndonjë incident.

Në ndërkohë, mijëra protestues përpara selisë së VMRO-DPMNE-së po protestojnë kundër vendimit të presidentit Ivanov.

Protestës përpara VMRO-së, iu kanë bashkëngjitur funksionarët e lartë të LSDM-së bashkë me liderin e tyre, Zoran Zaev, por dhe Stojançe Angellov dhe Fijat Canovski.

Exit mobile version