Site icon PORTALB

Lëvizja Besa: Vendimi i Ivanovit konfirmoi se në Maqedoni përfundoi shteti i së drejtës

Bilall Kasami, Lëvizja Besa

Lëvizja Besa

“Vendimi i sotëm Presidentit të Maqedonisë për t’i falur të gjithë politikanët që janë nën hetime dhe ndaj të cilëve është ngritur procedurë hetimore nga Prokuroria Speciale, paraqet gjunjëzim të aparatit shtetëror, rrënim të shtetit të së drejtës dhe skemë të sistemeve paralele në shtet. Kjo kuti e Pandorës, që sot i mundëson secilit të bëjë ç’të dojë, përveç që i inkurajon kriminelët, krijon standarde që në të ardhmen do t’i favorizojnë kriminelët dhe abuzuesit e pushtetit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

BESA konstaton se sot ka përfunduar shteti i së drejtës, ndërsa edhe institucioni i fundit, që duhej ta mbronte interesin shtetëror, tash është vënë në mbështetje të kriminelëve, kjo për shkak të përkatësisë së tyre partiake.

Exit mobile version