De Biasi, takim me federatën italiane të futbollit për stolin e Italisë

Gianni De Biasi afrohet akoma më shumë me stolin e Italisë pas Europianit.

Trajneri aktual i Shqipërisë sipas Sportmediaset pati një takim disa ditë më parë me drejtues të Federatës Italiane të Futbollit. Vetëm kaq për kontaktin e radhës, ndërsa Carlo Tavecchio ka parashikuar të takojë edhe një herë me Fabio Capello, i cili më parë është shprehur kundër marrjes së kësaj detyre.

Nëse me Capello nuk do të ketë sinjale pozitive do të jetë Gianni De Biasi me Gianpiero Ventura në garë, por nuk shmangen edhe kanditura të tjera si pasardhës së Antonio Conte, i cili do të drejtojë Chelsea prej sezonit të ardhshëm.

Puna e De Biasi te Shqipëria që solli edhe kualifikimin në Euro 2016 vlerësohet. Sportmediaset përmend edhe bashkëpunimin me Paolo Tramezzani, i cili luajti një rol të rëndësishëm. Më herët Gianni De Biasi është vlerësuar si zgjedhje e logjikshme edhe nga Marcello Lippi, trajneri i fundit kampion bote me Italinë.

Sportmediaset nuk harron të kujtojë se De Biasi është nën kontratë me Shqipërinë deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018, ku Kombëtarja është në të njëjtin grup me Italinë, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button