Site icon PORTALB

Refugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në Idomeni

Refugjatët

Një grup refugjatësh që është strehuar në kampin që ndodhet në qytezën Idomeni ku gjendet vendkalimi kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë, kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, duke mos lejuar që treni të vazhdojë rrugën.

Një grup refugjatësh në kampin në Idomeni, duke u ulur dhe shtrirë në hekurudhë, penguan trenin që të vazhdojë rrugën në hekurudhën ndërkombëtare, në kohën kur i njëjti po kalonte në pikën ku ndodhet kampi.

Që më parë, policia greke i kishte paralajmëruar refugjatët që t’i largojnë tendat e vendosura mbi hekurudhë dhe në vagonët e ngarkesave të braktisur. Mësohet se nuk ka patur ndërhyrje ndaj refugjatëve. Duke qenë se refugjatët këmbëngulën që të mos e lejojnë trenin të kalojë, pas një kohe të shkurtër treni filloi të kthehet prapa dhe u largua nga kampi.

Exit mobile version