Site icon PORTALB

OH ‘Hilal’ dhe EVN, pako për skamnorët

OH ‘Hilal’ dhe EVN, pako për skamnorët

OH ‘Hilal’ dhe EVN, pako për skamnorët

Në prag te festave të fund vitit EVN-Maqedoni dhe Organizata Humanitare ‘Hilal’, kanë shpërndarë pako me ushqim për familjet me nevojë.

Ne në vazhdimësi si organizatë kemi ndarë ndihma, pa marr parasysh ditëve të caktuara festive thonë nga ‘Hilal’.

‘Në përgjithësi organizojmë aktivitete të ndryshme, për hir të asaj se kemi kategori të ndryshme nevojtarë që kërkojnë ndihmë’ tha Mustafa Dauti, kryetar i Organizatës Hilal.

Festat po afrohen ndërsa ne do të ishim më të lumtur nëse edhe skamnorët do të kishin tryezë të begatë, tha Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-Maqedoni.

‘Çdo vit me organizatën Hilal mundohemi të ndihmojmë këta familje që edhe ata ti ndjejnë festat dhe të gëzohen së bashku me familjarët dhe miqt’ tha Kovaçevski.

OH ‘Hilal’ dhe EVN premtuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të ndihmojnë skamnorët edhe në ardhmen./Portalb

Exit mobile version