Site icon PORTALB

Zhduket pa gjurmë shqiptarja 13 vjeçare në Itali (FOTO)

Zhduket pa gjurmë shqiptarja 13 vjeçare në Itali

Zhduket pa gjurmë shqiptarja 13 vjeçare në Itali

Sapo kishin dalë nga shkolla dhe do merrnin autobusin, por zhduken pa lënë gjurmë dy minorene 13-vjeçare, njëra prej tyre shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte në shoqërinë e shoqes rumune kur humbën gjurmët dy ditë më parë dhe familjet e tyre janë në dëshpërim se nuk po i gjejnë dot.

Për herë të fundit vajzat, janë parë në zonën e Trevisos në Itali, teksa ishin duke pritur autobusin në stacion për të udhëtuar drejt Castelfranci Veneto, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version