Site icon PORTALB

“Femrat shqiptare në Suedi” e bëjnë me shtëpi familjen Rrustemi (FOTO)

“Femrat shqiptare në Suedi”

“Femrat shqiptare në Suedi”

Është bërë gati për banim shtëpia në Magure, ku do të jetojë familja 4 anëtarëshe e Halil Rrustemit, e cila deri më tani kishte jetuar në kushte shumë të vështira sociale.

Ndërtimin e kësaj shtëpie e mundësoi shoqata humanitare “Femrat shqiptare në Suedi”, me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, shkruan lipjani.com.
Dje e vizituan shtëpinë, 6 nga 8 vajzat e shoqatës “Femrat shqiptare në Suedi”, të cilat e mundësuan ndërtimin e saj.

Arta Krasniqi, Albina Latifaj, Kadrije Tahiraj, Iliriana Hasani, Lindita Bajrami, Mira Gerxhaliu, Labeota Shala-Abrashi dhe Edona Sejdija-Heta.

Portali lipjani.com mëson se nesër në pranin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të bëhet dorëzimi i çelësave të shtëpisë familjes Rrustemi.

Exit mobile version