Site icon PORTALB

Gjatë fundjavës në Shkup 34 aksidente, 22 persona janë lënduar

Foto ilustrim

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente. Policia e trafikut më 8 prill, e premte, ka kryer ekspertizë në 14 aksidente trafiku, prej të cilave shtatë janë me pasojë dëme materiale dhe shtatë me lëndime trupore, prej të cilave lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona.

Siç njoftoi për MIA-­n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski i SPB –  Shkup, më 9 prill, e shtunë, është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente trafiku, prej të cilave shtatë janë më pasojë dëme material dhe katër janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona. Dje më 10 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej dhjetë aksidente trafiku. Pesë prej tyre janë me pasojë dëme materiale dhe katër me pasojë lëndime trupore prej të cilave më lehtë janë lënduar tetë persona.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” nga ana e policisë së komunikacionit gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 99 automjete të cilët e kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Exit mobile version