Site icon PORTALB

Pique: Liga e Kampionëve, gara më e rëndësishme për ne

Pique

Pique

Gerard Pique ka udhëzuar Barcelonën të vazhdojë përpara pavarësisht humbjes nga Real Sociedat dhe të fokusohet në përballjen e fundjavës me Atletico Madridin, duke e cilësuar Ligën e Kampionëve si “garën më të rëndësishme”.

Humbja e së shtunës e ka bërë garën për titullin e La Ligas shumë të hapur, me humbjen e kampionëve në Anoeta ka lejuar djemtë e Diego Simeones të zvogolojnë distancën në krye të tabelës me vetëm tri pikë.

Humbja ndaj Sociedat është e dyta radhazi për djemtë e Luis Enriques dhe e treta ndeshje pa fitore, duke nxitur fjalët se katalanasit po kalojnë një krizë në momentet decizive të sezonit.

Exit mobile version