Site icon PORTALB

Në Francë shënohet numër rekord i turistëve

Francë, Paris

Pavarësisht sulmeve terroriste të ndërmarra vitin e kaluar në Francë theksohet se është shënuar rekord në numrin e turistëve të ardhur në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze mësohet se në vitin 2015 vendin e kanë vizituar 84.5 milionë turistë.

Kështu pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës theksohet se kjo është një shifër rekord.

Në sulmin e ndërmarrë më 13 nëntor 2015 në Paris humbën jetën 130 persona, ku në muajt nëntor dhe dhjetor në krahasim me periudhën e një viti më parë ishte shënuar rënie me 15 përqind. Gjithashtu edhe pas sulmit ndaj “Charlie Hebdo” në janar 2015 në Paris ishte theksuar se kjo kishte ndikuar negativisht në numrin e turistëve që vizitojnë vendin.

Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault kishte deklaruar se kishin synimin që nga viti 2020 të pritnin 100 milionë turistë në vend.

Edhe Instituti i Statistikave Shtetërore të Francës për dy javë me radhë pas sulmeve më 13 nëntor kishte njoftuar se kapacitetet e mbushjes së hoteleve në Paris në krahasim me një vit më parë kishin shënuar një ulje me 25 përqind, ku gjithashtu edhe Kompania ajrore Air France kishte deklaruar se kostoja që sulmet i kishin shkaktuar kompanisë ishte 120 milionë euro.

Sipas të dhënave të fundit gjatë vitit Franca vizitohet nga afërsisht 3.6 milionë turistë amerikanë dhe afërsisht 2 milionë turistë kinezë.

Exit mobile version