Site icon PORTALB

Bëhet publike prona e tre anëtarëve të komisionit kundër korrupsionit

Anetaret e Komisionit per Antikorrupsion

Anetaret e Komisionit per Antikorrupsion

Kryetari i Komisionit kundër korrupsionit Goran Milenkov, anëtarët Farije Aliu dhe Igor Tanturovski e publikuan pronën e tyre në ueb faqen e komisionit, edhe pse deri para dhjetëra ditësh, pohonin se bëhet fjalë për “të dhëna personale të mbrojtura me ligj“. Në ueb faqen e Komisionit nuk është publikuar prona e edhe katër funksionarëve të komisionit, shkruan Birn, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri para dhjetë ditësh, anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit refuzonin ta bëjnë të ditur çfarë prone posedojnë dhe me këtë ishin të vetmit funksionarë të emëruar, fletët anketuese të së cilëve për gjendjen pronësore nuk kishin qasje publike. BIRN më tepër se 2 muaj e gjysmë përpiqej përmes Ligjit për qasje të lirë në informata të karakterit publik ti merr listat anketuese të anëtarëve të anti-korrupsion, por përgjigja gjithnjë ishte se bëhet fjalë për “të dhëna personale të mbrojtura me ligj “.

Ndryshimi i papritur lidhur me zbardhjen e pronës erdhi pas konferencës së fundit për shtyp të Komisionit, në të cilën kryetari Goran Milenkov, fliste për fletën anketuese të liderit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski. Milenkov, me një sjellje arrogante ndaj ekipeve gazetareske, pohonte se nuk mund ta kuptojë përse opinioni publik do të kishte interesim për fletë-pronësinë e tij apo të Gruevskit.

Edhe pse Komisioni kundër korrupsionit numëron 7 anëtarë (Goran Milenkov, Farije Aliu, Igor Tanturovski, Zhaklina Damçevska, Najdo Spassevski, Suzana Taskova Axhikotareva dhe Sejdi Halili), deri më sot, në ueb faqen e Komisionit është publikuar gjendja pronësore e vetëm tre prej tyre. Sipas të dhënave të publikuara, kryetari Milenkov ka pronë prej mbi 220 mijë euro.

Exit mobile version