Site icon PORTALB

Pogba: Është mirë që Neymar më pret në Barcelonë, por…

Pogba për herë të parë kthehet në Mançester pasi u largua nga United

Pogba

Paul Pogba thotë se është i kënaqur që Neymar e dëshiron atë t’i bashkohet në Barcelona, por shton se është i lumtur në Juventus.

Pogba që një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një transferim larg Torinos dhe katalanët mbetën kandidatët kryesor për të nënshkruar me të, pavarësisht se një ofertë prej 80 milionë eurove është refuzuar për të verën e kaluar.

Sidoqoftë, sulmuesi i Barcelonës Neymar ka filluar ofensivën dhe ka pranuar se ai mendon që mesfushori 23 vjeçar do të përshtatej mirë tek Barca, duke deklaruar se është një fans i madh i francezit.

Exit mobile version