Site icon PORTALB

Aziz Salihu e shqyen dekoratën e presidentes Jahjaga (Video)

Aziz Salihu duke shqyer mirënjohjen

Aziz Salihu duke shqyer mirënjohjen

“Me mirënjohje e dekorata jam mbushur. Edhe pse i çmoj, çka më duhen ato kur sot jetoj në një situatë kur as para për kafe me shoqëri nuk kam me dalë të pi. Sot fëmijëve të mi nuk mundem t’ua plotësoj asnjë kërkesë.
Këto institucione nuk më ndihmojnë, asnjë kërkesë timen nuk ma përmbushin. Boll ma, nuk po mund të duroj”, këto kanë qenë fjalët e boksierit legjendar, Aziz Salihu, i cili nga mllefi ka shqyer mirënjohjen e ndarë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Mirënjohje Presidenciale e Meritave”, dhënë Aziz Salihut për veprimtarinë e dalluar në lëmin e sportit të boksit. /zeri.info/

Exit mobile version