Site icon PORTALB

Strugë, mungon paralelja për fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta

Struga

Struga

Fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta nga Struga, në mungesë të kuadrit shqiptarë janë të detyruar që mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Drejtori i Shkollës fillore Vëllezërit Milladinovci, Shkelqim Aliu thotë se më 11 nëntor 2015, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit punësimin e një defektologu shqiptar, me këtë edhe hapjen e një paralele në gjuhën shqipe, por përgjigja që morën ishte negative, njofton Alsat M.

Drejtori Aliu gjithashtu thotë se për të mos mbetur jashtë procesit arsimor, disa nga fëmijët përfshihen në arsimin e rregullt. Defektologu i vetëm Sonja Maxhoska vlerëson se të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta duhet të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Për të hapur një paralele të tillë kërkohet pëlqimi nga ministria e arsimit, gjë që deri më sot nuk është bërë thonë nga komuna e Strugës. Po ashtu theksojnë se në Strugë ka nevojë të punësohen defektolog shqiptarë.

Exit mobile version