Site icon PORTALB

Zjarr në fabrikën e këpucëve në Ferizaj, 4 të lënduar

Zjarr në fabrikën e këpucëve në Ferizaj

Tre punëtorë dhe një zjarrfikës janë lënduar si pasojë e përfshirjes së zjarrit në fabrikën “Geris”, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Shkup.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe Policia e Kosovës dhe disa pjesëtarë të KFOR-it. Në këtë fabrikë që prodhon këpucë, janë të punësuar mbi 200 punëtorë.

Exit mobile version