Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe EVN Maqedoni tradicionalisht edhe këtë vit organizuan aksion humanitar të Vitit të Ri me moton “Të ndajmë lumturi”.
Me këtë rast në Shtëpinë e Operas dhe Baletit e Maqedonisë u mbajt shfaqje e Vitit të Ri, ku dhe ju ndanë pako fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale, fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe invaliditet, si dhe të mbrojturve nga shtëpitë dhe nga qendrat për kujdes për fëmijët në rrugë.
‘Siguruam dhurata simbolike, kapela, shall dhe doreza si dhe ëmbëlsira, është aktivitet i cili është dëshmi i realizimit të vizionit tonë’ tha Saiti.
Ministri i punës dhe politikes sociale Dime Spasovski tha se janë ndare 700 paketa këtyre fëmijëve me qellim tu dëshirojmë vitin e ri fëmijëve dhe tu ju urojme shume suksese ne vitin e ardhshëm.
“Si institucion kompetent do te vazhdojmë te kujdesimi për këta fëmije dhe te gjejmë mënyra te ndryshme për socializim dhe tejkalim te problemeve te tyre me te cilat ata ballafaqohen“ tha Spasovski.
Ndërkaq kryetari i Bordit të drejtorëve të EVN Maqedoni Verner Hengst shprehet se ‘Si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit EVN Maqedoni u mundua që fëmijëve me aftësi te kufizuara dhe te gjithë fëmijëve te cilët bien ne familjet te kategorisë sociale tua zbukuroj këtë periudhe para festive./Portalb