Site icon PORTALB

BE Yjet Debat në temë ‘’Kapitalizmi kundër Socializmit’’

Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane realizoi ciklin debutues ‘’BE Yje’’ në temë: ‘’Kapitalizmi kundër Socializmit’’, në të cilën debatuan studentët e Universitetit ndërkombëtar Ballkanik, në hapësirat e së cilës edhe u realizua e njëjta. Para fillimit të debatit, përpara studentëve fjalën e tyre kishin, zëvendëskryeministri Arbër Ademi dhe rektori i Universitetit Ismail Kaxhajusufoglu të cilët theksuan rrolin e debateve në zhvillimin e shoqërive demokratike.

Debati i sotëm ka për qëllim ta ritë interesin dhe diturinë e të rinjve për çështje dhe tema lidhur me BE-në. Me këto debate, SÇE-ja ka qëllim të mundësoj forum të hapur debativ mes të rinjve drejt inkurajimit të mendimit kritik dhe kulturës ku debati shihet si mënyrë demokratike për tejkalimin e dallimeve në mendime.

Debati që sot u realizua është pjesë e ciklit në kuadër të iniciativës ‘’BE Yje’’ e cila filloi me realizimin në maj të vitit 2015 dhe do te vazhdojë edhe më tej gjatë këtij viti me qëllim të dëgjohet zëri i të rinjve si qytetarë të ardhshëm Evropian.

Debati është pjesë e projektit të SÇE-së Të rinjtë për BE-në.

Exit mobile version