Kanë dëshmuar edhe 4 pjesëtarë të policisë, si dëshmitarë të mbrojtur në seancës e sotme gjyqësore për rastin “Lagjja e trimave- Kumanovë”, raporton Portalb.
Edhe sot seanca ka qenë e mbyllur për publikun. Në deklaratën e tij për Portalb avokati mbrojtës Naser Raufi ka thënë se dëshmitë e policëve janë në favor të palës mbrojtëse.
“Nuk mund të them se çka kanë thënë, por në favor tonin janë deklaratat e policëve. Derisa dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur pjesëtar të policisë seancat do të jenë të mbyllura”, tha për Portalb avokati Raufi.
Sipas aktakuzës, në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë” 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.
Seanca e radhës është caktuar më 11 prill (e hënë)./Portalb