Site icon PORTALB

Mustafa: Bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë

Isa Mustafa - Edi Rama

Isa Mustafa - Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në një vizitë në Kosovë dhe fillimin e kësaj vizite 24 orëshe e pati me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Në fokus të këtij diskutimi ishte forcimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve, në veçanti ai ekonomik.

Mustafa vlerësoi bashkëpunimin dhe e cilësoi me rendësi primare.

“Vlerësuam bashkëpunimin tone vëllazëror mes institucioneve tona edhe ne fushën e ekonomisë kemi arritur mjaft ne marrëveshjet që i kemi nënshkruar mes dy shtetesh. Vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipëri  është i interesit të veçantë  tha  Mustafa.

Exit mobile version