Site icon PORTALB

Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve që i thyen xhamat e Kuvendit

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e dy aktivistëve të saj, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi të cilët u arrestuan pasiqë gjuajtën me gurë objektin e Kuvendit derisa brenda mbahej seanca solemne e betimit të Presidentit Hashim Thaçi.

“Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Thaçi nuk është president dhe ne nuk do ta njohim si të tillë. Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës”.

“Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, tranmseton Klan Kosova.

Këta dy aktivistë kanë gjuajtur me gurë objektin e Kuvendit derisa brenda mbahej seanca solemne e betimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Exit mobile version