Site icon PORTALB

Danimarkë, arrestohen 4 persona lidhur me ISIS

Kopenhage, Danimarkë

Policia daneze njoftoi se ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë tentuar t’i bashkohen DAESH-it me qëllim që të kryejnë terror, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia theksuan se të gjithë katër të dyshuarit janë arrestuar të enjten në Kopenhagë. Ndërkohë policia nuk ka dhënë më shumë detaje për personat.

Arrestimi u realizua, siç pohon policia, falë bashkëpunimit të ngushtë të shërbimit të inteligjencës daneze dhe policisë në Kopenhagë. Katër të dyshuarit janë në paraburgim, ndërsa seance gjyqësore u është caktuar për të premten.

Exit mobile version