Site icon PORTALB

Sot në Kaçanik përkujtohen dëshmorët

Sot në Kaçanik përkujtohen dëshmorët

Sot përkujtohet 17 vjetori i rënies së dëshmoreve Mukadeze Lika- Muhaxheri,Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu, të cilat ranë heroikisht më 9 prill 1999 në Lagjen Rakoc në Kaçanik.

Ora përkujtimore është organizuar nga Gruaja Demokratike e Kosovës- Dega në Kaçanik, konkretisht në shtëpinë e Kulturës, “ Xheladin Kurtaj”, në ora 14.00

Pastaj në ora 15:00, vizitë dhe homazhe pranë pllakës përkujtimore te QKMF-ja në Kaçanik, vizitë dhe homazhe pranë pllakës përkujtimore te vendi i rënies në ora 15:30 dhe në ora 16:00, homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Exit mobile version