Site icon PORTALB

Ministri Kuçi nënshkroi investim të kompanisë Minstroj Holding

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot nënshkroi Marrëveshje për koncesion për nxjerrjen e mineralit të plumb-zinkut në minierat e Toranicës dhe Zletovës me pronarin e kompanisë bullgare “Minstroj Holding”, Volkanov.

Ministri Kuçi gjatë paraqitjes së tij, ku të pranishëm përveç përfaqësuesve të komapanisë bullgare ishin kryeministri Emil Dimitrijev dhe zëvendës kryeministri Vladimir Peshevski tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të thotë edhe fillim i zbatimit të planit të biznesit të kompanisë “Minstroj”, respektivisht ristartim i menjëhershëm i minierës së Zletovës, me çka pret që në fillim të majit të nxjerren edhe xehet e para, si dhe fillon përgatitja e minierës së Toranicës për të rifilluar me punë gjatë muajve të ardhshëm.

‘Në dy minierat do të investohen më shumë se 10 milion euro, ndërkohë që do të zgjidhet dhe çështja ekzistenciale e rreth 1000 minatorëve, të cilët do të kthehet menjëherë në vendet e tyre të punës, me mundësi reale për rritjen  e pagave të tyre mujore’, deklaroi Kuçi.

Investitori i ri njoftoi se në muajin maj do të nxjerren xehet e para nga miniera e Zletovës,  ndërsa ndërkohë do të pregatitet miniera Toranica për ristartim.

Exit mobile version