Site icon PORTALB

Një qiraxhiut në Shkup i janë vjedhur 15.700 euro

Hajduti ka hequr rrjetin e metaltë nga dritarja dhe e ka kryer vjedhjen.

Ilustrim

Një tetovar V.D. (36), i cili jeton me qira në Shkup i janë vjedhur 15.700 euro. Vjedhja, siç kumtoi policia ka ndodhur në periudhën prej datës 3 deri më 5 të këtij muaji në rrugën “Kosta Novakoviq” në Shkup, ku ka jetuar me qira.

Në polici ka paraqitur se nga palltoja të cilën e kishte në dollap, nga ana e një autori të panjohur i janë marrë rreth 15.700 euro. Policia merr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version