Site icon PORTALB

Në ditën e fundit si Presidente, Atifete Jahjaga iu drejtohet studentëve

Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga sot do ta ketë ditën e fundit në postin e Presidentes së vendit.

E para e shtetit gjatë kësaj dite do ta vizitojë Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në një njoftim për media të Presidencës thuhet se përveç vizitës, presidentja do të mbajë edhe një fjalim para studentëve.

Ajo poashtu do të marrë pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”,

Të enjten Jahjaga do ta dorëzojë postin e saj tek presidenti i ardhshëm Hashim Thaçi në seancën solemne e cila do të mbahet në orën 11:00, ndërsa të premten është paraparë të bëhet inaugurimi i tij me ceremoni shtetërore e kombëtare, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version